Sveçla: Suksesi i Policisë është dëshmi se Kosova nuk është zonë sigurie për kriminelët

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili u kap me 20 pako e llojit heroinë, 2.500 euro para të gatshme si dhe dy telefona celular në veturë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për këtë operacion të suksesshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka përgëzuar Policinë e Kosovës, për operacionin e suksesshëm për kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, gjatë ditës së diel.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për operacionin e suksesshëm që rezultoi me kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri 250 mijë euro,” ka shkruar Sveçla.

Sipas tij në postimin e bërë në Facebook, ai është shprehur se ndaj krimit dhe ilegalitetit ka “luftë”.

Teksa suksesin e Policisë së Kosovës e quan dëshmi se vendi nuk është zonë sigurie as për kriminelët e as për çfarëdo lloj krimi.

“Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug. Ky sukses i Policisë sonë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi. Ndërkohë që po eliminojmë strofullat e drogës gjithandej vendit, Republika jonë po forcon gjithnjë e më shumë pikat kufitare për të ndaluar “eksportin dhe importin” e çfarëdo ilegaliteti,” ka shkruar Sveçla.

Arrestohet personi që u kap me 20 pako heroinë në vlerë rreth 250 mijë euro

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika