Szunyog: Zgjedhjet në veri të organizohen sa më shpejt dhe me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka ritheksuar se zgjedhjet duhet të organizohen sa më shpejt në katër komunat veriore dhe me pjesëmarrjen e plotë e të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, në takimin me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka biseduar për zgjedhjet e parakohshme në veri të vendit.

Szunyog ka ritheksuar se zgjedhjet duhet të organizohen sa më shpejt në katër komunat veriore dhe me pjesëmarrjen e plotë e të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.

Kështu shkroi ai në platformën “X”.

“Diskutuam zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës me ministrin Elbert Krasniqi. Ritheksova se zgjedhjet e parakohshme duhet të organizohen sa më shpejt në katër komuna dhe në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika