Tahiri: Kërkuam raportim para deputetëve nga Kurti për zhvillimet në veri

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për dëmet që po i shkakton vendit, duke u shprehur se situatës në veri nuk duhet t'i qëndrohet duarkryq. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për dëmtimin e agjendës ndërkombëtare të Kosovës dhe për pozicionin e SHBA-së karshi vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se karshi situatës në veri nuk duhet të qëndrohet duarkryq, duke kritikuar qeverinë aktuale për dëmet që sipas tij po ia shkakton vendit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se është e papranueshme dhe e dhimbshme që Kosova të përjashtohet në fillimet e saja nga angazhimi ushtarak si Defender Europe.

“Si vend, agjenda jonë ndërkombëtare është dëmtuar jashtëzakonisht shumë dhe raportimet e fundit dhe nga mediat edhe nga ambasadori i SHBA-së për pozicionin që ka marrë karshi Kosovës janë shqetësuese dhe të dëmshme”.

Si grupe parlamentare ai ka thënë se kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që sapo të kthehet nga Konferenca e Sigurisë Globale që po mbahet në Bratisllavë, të raportojë mbi zhvillimet dhe mbi atë se çka do të ndërmarrë.

“Si PDK jemi të shqetësuar mbi krejt zhvillimet që lidhen edhe me sanksionet e vendosura nga SHBA-të”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika