Tahiri: Kurthi i dialogut ia ka vendosur lakun në fyt Kosovës, atë duhet t’ia heqim si barrë vendit

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se "nga viti 2011 jemi të bllokuar nga kurthet e dialogut, duhet t’i japim epilog dhe t’i kthehemi jetës"

Besnik Tahiri, AAK

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kurthet e dialogut “duhet t’ia heqim si barrë Kosovës”.

“Nga viti 2011 jemi të bllokuar nga kurthet e dialogut, duhet t’i japim epilog dhe t’i kthehemi jetës”, ka shkruar Tahiri.

“Na iku rinia, na u varfëru ekonomia, na mundën shtetet më të dobëta se ne, dhe zbrazja e Kosovës është mesazh”, ka thënë tutje shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së.

Sipas tij, kurthi i dialogut ia ka vendosur lakun në fyt Kosovës.

Tutje Tahiri është shprehur se diskutimi për tema jetike është kruciale, duke theksuar se qytetarët janë të pakënaqur.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika