Tahiri: Me Qeverinë Kurti nuk mund të presim anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Abelard Tahiri

Në kuvend u fol për shqyrtimin e projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan e ka goditur Republikën e Kosovës.

“Në vazhdën e disa raporteve të cilat kanë goditur Republikën e Kosovës për shkak të korrupsionit, shkeljes së drejtave të njeriut, dhunës ndaj gazetarëve e të tjera, Kosova u godit edhe nga dy raporte nga dy institucione tejet kredibile në nivel global për gjendjen e saj të brendshme,” tha Tahiri.

Sipas tij, në raport jo që nuk ka progres, por ka edhe regres.

“Javën që kaloi Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin për Kosovën ku në atë raport përfshihet që të drejtat e njeriut jo që nuk kanë shënuar progres, por ka edhe regres, specifikohet në mënyrë të veçantë dhuna ndaj gruas në një ambient jomiqësor, dhuna ndaj gazetarëve komuniteteve të margjinalizuara ndaj komuniteteve joshumicë dhe niveli korrupsionit në vendin tonë që është më shqetësuesja,” shtoi Tahiri.

E ky raport, sipas Tahirit, është shumë shqetësues sepse e përmend edhe faktin që 5 ministra, një zëvendëskryeministre dhe një zëvendësministre janë të “dënuar për korrupsion”.

“Hera e parë specifikohet si nivel jashtëzakonisht i lartë i korrupsionit në institucionet qendrore në Qeverinë e Republikës së Kosovës, kjo është shumë shqetësuese sepse tashmë e specifikon edhe faktin që një e treta e ministrave të kësaj qeverie janë në hetime për afera korruptive, pra 5 ministra dhe një zëvendëskryeministre dhe një zëvendësministre të dënuar nga kapitulli i veprave për korrupsion,” ka thënë Tahiri.

Qeverisjen e Kurtit, Tahiri e quajti të dobët.

“E gjithë kjo situatë që është krijuar në vendin tonë si rezultat i kësaj qeverisjeje jashtëzakonisht të dobët dhe joefektive dhe me nivel të lartë të korrupsionit e dëshmon atë që kemi kërkuar në vazhdimësi si grup parlamentar i partisë demokratike.”

Po ashtu, ai përmendi edhe raportin e FreedomHouse dhe sanksionet e vëna ndaj shtetit tonë, situata në vend, sipas tij, nuk është pozitive.

“Duke pasur parasysh dy raportet edhe DASH edhe të FreedomHouse dhe sanksionet që na janë vënë nga BE situata jonë është e vështirësuar, nuk mund të presim që me këtë qeveri anëtarësim në organizata ndërkombëtare, nuk mund të presim nga kjo qeveri ku zëvendëskryeministren dhe ministren e jashtme e kemi të përmendur në raportin e departamentit amerikan të shtetit si person të dënuar për korrupsion,” shtoi Tahiri.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika