Tahiri-Muratit: S’ka logjikë t’i bëhet thirrje sektorit privat për rritje pagash përderisa vetë s’e bën të njëjtën

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. FOTO: EO





“Nuk ka logjikë normale që një ministër i thotë një sektori privat rritni rrogat se i keni rritur fitimet, ndërsa këtij që i është rritur buxheti nuk e bën të njëjtën”.

Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri pas deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati se është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë atë.

Sipas tij, ministri Murati e ka në dorë ngritjen e pagave për sektorin publik, gjersa ka shtuar se “nuk ka sjellë ligjin e pagave, as koeficientin”.

Po ashtu, për buxhetin e vitit 2023 që pritet të jetë në rend dite këtë të enjte në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është një buxhet “totalisht pa vizion dhe i pareflektueshëm në gjendjen që është Kosova”.

Ndërsa, për situatën aktuale në veri të vendit, ai ka thënë se AAK-ja ka propozuar një interpelancë me kryeministrin Kurti, por që sipas tij është shumë shqetësuese që në një situatë të tillë “ai të gjendet jashtë vendit”.

“Për të më e rëndësishme është të jetë jashtë vendit se brenda”, ka deklaruar Tahiri.

Ai e ka quajtur qasje të “padenjë” qasjen e qeverisë ndaj situatës në veri të vendit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka refuzuar takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka ftuar në takim këtë të hënë të gjitha partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të veriut.

Ndryshe, AAK njofton se ka dalë me një propozim prej 4 pikash për të rikthyer situatën në normalitet në gjithë Kosovën.

Tutje, AAK-ka ka theksuar se derisa nuk do të ketë një reflektim për këto kërkesa, nuk do të jenë pjesë e nismave.

Ndryshe, më 9 nëntor, ministri i Financave, Hekuran Murati u ka bërë thirrje bizneseve që t’i rrisin pagat e punëtorëve.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë atë, pasi sipas tij shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të mbështetë secilin biznes që bën rritjen e pagave për punëtorët duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës.

“Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta.
Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme”, ka thënë ai.

 

Murati u bën thirrje bizneseve që t’i rritin pagat e punëtorëve

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika