Tahiri: Sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësim në KiE, ky është vetëm hapi i parë

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ndodhet në Paris, ku pritet të mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku sot pritet të shqyrtohet raporti për Kosovën për anëtarësimin e saj

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ndodhet në Paris, ku pritet të mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Tahiri, në një postim në Facebook, tha se sot pritet të shqyrtohet raporti për Kosovën për anëtarësimin e saj.

Sipas tij, ky është vetëm hapi i parë, teksa thotë se Kosova është në një rrugë të mirë, ani pse, siç thotë ai, duhet ende punë.

“Jemi para ndërtesës së Këshillit të Evropës, ku sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësimin e saj. Pritet që të ketë kuorum, njëkohësisht të votohet raporti dhe të procedohet në takimin e prillit. Ky është vetëm hapi i parë, jemi në një rrugë të mirë, por duhet ende punë”, shkroi ai.

Sot do të mblidhet Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, ku pritet të votohet raporti i Dora Bakoyannis, raportuese për Kosovën në Këshill të Evropës (KiE). Mbledhja do të mbahet nga ora 14:30 deri në 17:30.

Në Kosovë presin që raporti të marrë dritën e gjelbër dhe të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.

Inkuadrimi i Kosovës në këtë trup është riaktualizuar në javët e fundit, pasi me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

Këshilli i Evropës – ku Kosova ka aplikuar për anëtarësim më 2022 – është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut. Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me seli në Strasburg të Francës, bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Me raste, vendet duhet t’i ndryshojnë ligjet e tyre, apo të bëjnë çfarëdo ndryshimesh të tjera, në mënyrë që një shkelje e evidentuar të mos përsëritet më.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika