Tajani: Vetëm SHBA-ja mund të ushtrojë presion real ndaj Izraelit për paqe në Lindjen e Mesme

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbeten aktori më i rëndësishëm për të ndikuar mbi Izraelin dhe për të ndihmuar në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Duke folur pas një parade ushtarake të mbajtur në Via dei Fori Imperiali në Romë, Tajani tha se përpjekjet për të frenuar veprimet e Izraelit duhet të udhëhiqen nga Uashingtoni, ndërsa Italia po kontribuon përmes angazhimeve të saj diplomatike në rajon.

“Para së gjithash, është SHBA-ja ajo që duhet të ushtrojë ndikimin e saj ndaj Izraelit. Ne po bëjmë pjesën tonë”, u shpreh ai.

Kryediplomati italian theksoi se kapaciteti i Italisë për të ndikuar në konfliktet ndërkombëtare ka kufijtë e vet, duke nënvizuar se as fuqitë më të mëdha botërore nuk kanë qenë në gjendje të garantojnë paqe globale.

“Qeveria italiane nuk mund të sjellë paqe në të gjithë botën. Në fund të fundit, as Shtetet e Bashkuara dhe as Kina nuk kanë arritur ta bëjnë këtë”, deklaroi Tajani.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika