Takimi i së enjtes në Bruksel, Stano: Asociacioni s’është temë kryesore, por është prezent

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, Asociacioni si çështje është prezent në secilin takim dhe se Kosova e ka obligim që ta formojë, por kësaj here nuk është temë kryesore

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme (BE), Peter Stano.

Të enjten në Bruksel pritet që të zhvillohet takimi i radhës drejt gjetjes së një zgjidhjeje për çështjen e dinarit në mes të kryenegociatorëve, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

Në lidhje me këtë takim nga Bashkimi Evropian kanë thënë se çështja e dinarit do të jetë tema kryesore e bisedimeve dhe jo ajo e Asociacionit.

Megjithatë, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano Asociacioni si çështje është prezent në secilin takim dhe se Kosova e ka obligim që ta formojë.

“Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një obligim tash e një kohë për Kosovën, kështu që duhet të përmbushet urgjentisht. Kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian, në nivelin më të lartë, atë të liderëve evropianë. Kështu që nëse Kosova nuk arrin që ta përmbushë këtë, atëherë kjo nuk do të jetë shenjë pozitive e vullnetit për të ecur drejt normalizimit, që tani është i lidhur me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit. Kjo është e para.

Tjetra është që takimi i kryenegociatorëve këtë të enjte është e përqendruar në çështje të tjera, që janë diskutuar edhe në javën e kaluar dhe atë paraprake në Bruksel, për të gjetur një zgjidhje kryesisht për çështjen, implikimet ose pasojat e vendimit të BQK-së për përdorimin e dinarit.

“Pra, Asociacioni si i tillë nuk është një prej temave kryesore, por si çështje është prezente në secilin takim, dhe të gjitha ndërveprimet tona me partnerët në Kosovë, pasi është një prej kushteve që urgjentisht duhet përmbushur sa më shpejt, pa vonesa të tjera”, ka thënë Stano.

Ndryshe, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dje ka thënë se në takimin e kësaj jave në mes të palëve në Bruksel, pret të gjendet një zgjidhje për çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika