Takimi Kurti-Vuçiq, analistët – vështirë të arrihet ndonjë marrëveshje

Shanset për t’u arritur një marrëveshje me 18 gusht mes të Kosovës dhe Serbisë, po shihen të pakta nga opinionistët Kosovar dhe ata serb. Madje ata paralajmërojnë se mund të ketë një situatë të ngjashme sikurse ajo e 31 korrikut, kur veriu ishte barrikaduar nga strukturat ilegale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Me shumë interes po pritet takimi i 18 gushtit në Bruksel, në mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuciq.

Përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës në ditën e fundit të korrikut, shkaku i vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për targat dhe dokumente identifikimi, sipas Agon Maliqit mund të ndodh prapë në shtator.

“Secila palë e ka problem tërheqjen nga pozicionet dhe vendimet e tyre, vendimi i Kosovës për reciprocitet dhe ato qëndrimet e Vuçiqit, i cili do ta shihte si dobësi pranimin e çfarëdo imponimi të tillë prej Kosovës. Më duket që po shkojmë drejt njëfarë ndeshjeje në shtator me pasoja të paparashikueshme dhe kjo është diçka në të cilën dyshoj që takimi në Bruksel mund ta zgjidh”, ka thënë Agon Maliqi, Opinionist.

Ndërkohë analisti serb Dushan Janjiq, nga takimi i javës së ardhshme nuk pret asnjë rezultat.

Edhe Janjiq, mendon se në fillim të shtatorit, mund të ketë tensione të ngjashme në veri të Kosovës.

“Ky takim në mes të Kryeministrit  Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit  të Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk pres që të prodhojë ndonjë rezultat pozitiv dhe arrihet të ndonjë kompromisi për t’u zbatuar vendimet e qeverisë së Kosovës në komunat veriore, shpresoj të jem gabim mirëpo situate siç është tash në Serbi dhe në të njëjtën kohë edhe në Mitrovicën e Veriut, nuk është aspak e mirë dhe nuk mendoj se me një takim në Bruksel mund të zgjedhet ky problem”, ka sqaruar Dushan Janjiq, Analist.

Për Azem Vllasin, krejt këtë situatë e zgjedh vetëm njohja reciproke mes dyja vendeve.

“Nuk pres asgjë dhe nuk besoj që do të ketë ndonjë rezultat, përveç vlerësimeve të njëjta që shprehen në opinion, sepse Vuçiqit nuk I ngutet në dialog dhe ati I konvenon të shkaktoj kaos, dhe unë mendoj se zgjedhja e konfliktit mund të zgjedh vetëm njohja reciproke”, ka thënë Azem Vllasi, Ish-politikan.

Deri më tani nuk është bërë e ditur agjenda e diskutimit në këtë takim.

Mirëpo, përveç diskutimit për situatën e krijuar në veri të Kosovës, për analistët temë diskutimi pritet të jetë edhe krijimi i asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si kërkesë nga shteti serb.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika