Tasholli numëron elemente që e bëjnë Qeverinë Kurti II “Skizofrenike”

Sipas analistit Ismail Tasholli, Qeveria Kurti II është 'Skizofrenike' në raport “me ligjërimin, veprimin e trashëgiminë e saj politike dhe qëllimin”

Analisti Ismail Tasholli, ia ka atribuuar epitetin “Skizofrenike” Qeverisë Kurti II, pasi kjo qeveri ka disa elemente që bëjnë të tillë.

Sipas Tashollit, Qeveria Kurti II është ‘Skizofrenike’ në raport “me ligjërimin, veprimin, trashëgiminë e saj politike dhe qëllimin”.

“Përderisa qeverisjet e kaluara kanë tentuar që ta luanin normalitetin, kjo qeverisje po mundohet që ta luaj anormalitetin. Qëllimi i kësaj qeverisje gjithmonë ka qenë drama, sepse premisat e dramës kanë qenë pjesë e ligjërimit”, ka deklaruar Tasholli.

Më tej, ai ka sqaruar pse i ka dhënë epitetin e qeveri ‘skizofrenike’.

“Qeveria Kurti II, në mënyrë se si po e shtron procesin e dialogut, fillikat pa bashkëveprim dhe pa bashkkoordinim me partnerët ndërkombëtarë”.

“Ne e dimë se sa është e mundur një marrëveshje e mirë kur ne aleatët ndërkombëtarë i kemi të përjashtuar. Poshtua kemi ligjërim ndryshe e veprime ndryshe, që e bëjnë të dyshimtë edhe qëllimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sepse qëllimi nuk është dashur që të jetë sikletet e tij elektorale por, Kosova si shtet dhe përmbyllja e dialogut”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, Tasholli ka treguar se Qeveria Kurti II, nuk e ka pasur prioritet dialogun por, dialogu është bërë tema më ‘overdozë’ për qytetarët edhe për të gjithë.

“Kjo është skizofrenia tjetër që kjo qeveri vazhdimisht po e sjellë, madje është edhe origjina e saj politike. Që të mos harrojmë, ne duhet ta kemi një pasqyrë modeste të asaj se çfarë kanë thënë dhe kanë akuzuar, dhe mënyra se si po iu përgjigjen ndryshe problemeve të njëjta”, ka përfunduar Tasholli.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika