Tatuazhet dhe pasojat e çasteve euforike

Tatuazhet shpeshherë bëhen në çaste euforike, por që në momente të caktuara shkakton edhe pendimin e kësaj euforije të çastit. Në Kosovë tashmë tatuazhet veçse janë trend por, edhe eleminimet e tyre nuk mungojnë. Derma Estetika + ka treguar më shumë rreth eleminimit të tatuazheve, ku në estetikën e tyre rreth 50-të persona kanë filluar seancat për eleminimin e tatuazheve me laser gjatë tre muajve të fundit

Ilustrim

Momentet euforike të njerëzve shkaktojnë shpeshherë edhe pendesa. Tatuazhet janë forma të modifikimit të trupit, ku futet ngjyrë në lëkurë.

Mirëpo, ka tatuazhe që janë të përkohshme. Artistët që krijojnë dizajne të ndryshme në lëkurën e njerëzve, të cilët janë adhurues të tyre, tregojnë që shpeshherë ata bien ndesh me mendimet e tyre, duke u penduar që i kanë bërë ato.

Eleminimi i tatuazheve

A mund të eleminohen tatuazhet?

Sa i përket eleminimit të tatuazheve, efekteve anësore dhe kufizimeve të trajtimit me laser, në një intervistë për Portalin Dukagjini ka folur farmacistja e trajnuar për laser, Rrezmira Ibrahimi nga Derma Estetika + në Gjilan.

Ajo ka thënë se tatuazhet mund të eliminohen përmes laserit.

“Eleminimi i tatuazhit bëhet me metodën laserike, metodë kjo që quhet picolaser ose metoda yag”, bënë të ditur Ibrahimi.

Farmacistja tutje ka thënë se laseri pico përdoret për të trajtuar shumicën e papërsosmërive të zakonshme të lëkurës. Ky trajtim, sipas saj, është trajtim laser jokirurgjikal që mund të trajtojë shenja të ndryshme në lëkurë, e që kryesorja është eleminimi i tatuazheve.

Ibrahimi ka thënë se me laserin pico është më lehtë të hiqen ngjyrat e zeza, ngjyra gri dhe ngjyra kesjile e errët.

Ndërsa ”ngjyra më të vështira për t’u hequr janë ngjyrat më të hapura, si ngjyra e verdhë apo ajo vjollcë”.

Pasojat e djegies së lëkurës nga eleminimi i tatuazheve

A ka efekte anësore?

Sipas Ibrahimit, për eliminimin e tatuazheve efekte anësore ka, sidomos nga pakujdesia, mund të shkaktohet edhe djegia e lëkurës.

“Eleminimet e tatuazheve kanë edhe efekte anësore ku një ndër to është djegia e lëkurës, gjithmonë pas tretmanit të eleminimit të tyre në rast të moskujdesit me kremra, të cilat sugjerohen që të përdoren deri në 1 muaj. Mund të shkaktohen efektet anësore, për shkak që eleminimi i tatuazhit bëhet me anë te djegies, po mund të shkaktohen dëme në lëkurë në rast të mospërkujdesit”, ka treguar Ibrahimi.

Por, sa persona kanë filluar eleminimin e tatuazheve gjatë tre muajve të fundit?

Sipas të licensuarës për laser, është i dukshëm numri i eleminimit të tatuazheve gjatë tre muajve të fundit.

“Në estetikën tonë rreth 50-të persona kanë filluar seancat për eleminimin e tatuazheve me laser gjatë tre muajve të fundit”, është shprehur Ibrahimi.

Rrezikshmëria e eleminimit të tatuazheve tek gratë shtatzëna

Te kush kufizohet trajtimi me laser?

“Trajtimi me laser kufizohet te personat me sëmundje kronike, shtatzënat, po ashtu edhe te personat që rrezikohen nga kanceret gjenetike”, ka thënë farmacistja e trajnuar për laser.

Ajo gjithashtu ka thënë se gratë shtatzëna janë më të kufizuara, sepse heqja e tatuazhit me laser gjatë shtatëzanisë mund të mos jetë rrezik i madh por, duhet që paraprakisht të bisedohet me mjekun.

Heqja e tatuazhit me laserin pico, ka rrezik shumë të ulët për infeksion, por mund të reagojë ndryshe në lëkurat e njerëzve, prandaj, është më mirë që të pritet tre muaj pas lindjes për heqjen e tyre pohon Ibrahimi.

Seancat për eleminimin e tatuazhit

Sa seanca duhen për eleminimin e tatuazhit?

Farmacistja Ibrahimi për Portalin Dukagjini ka thënë se “Nëse tatuazhi është i punuar një herë, rekomandohen diku rreth 4 deri në 6 seanca për eleminim total. Ndërsa, nëse tatuazhi është i ripunuar apo i punuar, nevojiten më shumë se gjashtë seanca,” ka shtuar ajo.

Sipas shumë specialistëve, heqja e tatuazheve kërkon gjithmonë pesë deri në dhjetë seanca. Pra, tatuazhet e mëdha mund të kërkojnë më shumë punë gjë që shkon deri në dhjetë seanca, ndërsa tatuazhet të cilat janë më të vogla kërkojnë 4 deri në 6 seanca që të eleminohen.

Mpirja e zonës ku do të hiqet tatuazhi bëhet para trajtimit me akull, injeksone të lidokainës si dhe me kremra. Ajo ka thënë se ”heqja e tatuazheve me laser është shumë e sigurtë dhe efikase”, por sipas saj, mpirja e vendit ku do të eleminohet tatuazhi bëhet që klienti të mos ketë shqetësime gjatë procedurës.

E gjithë kjo na bën ndoshta të mendohemi dy herë para veprimeve. Mund të jetë më e logjikshme që të mos ndjekim euforinë e çastit, apo edhe ku i dihet, më mirë të provohet se të mbetet ”pikë”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika