Veprat për të cilat dyshohen janë të rënda andaj në gjykatore u sollën larg mediave e qytetarëve.
Momir Jakshiq dhe Miljko Bishevac, të mërkurën dolën para trupit gjykues në departamentin e krimeve të rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës për veprën penale “Krime Lufte ndaj Popullsisë Civile”.
Të dy dyshohet se morën pjesë në “Mbrojtjen Territoriale”, njëri si pjesëtar e tjetri si Komandant dhe ekzekutuan “Grupit të Intelektualëve” në Kalludër të Zubin Potokut.
Seanca ishte e mbyllur për publikun e ps gati dy orësh, detaje dha zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale tha se “Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore këtu në Prishtinë kërkesën për masë të paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Krime Lufte ndaj popullsisë civile”, të pandehurit dyshohet se gjatë periudhës së luftës kanë qenë të përfshirë në veprime që përfshijnë vrasje, maltretim dhe dëbim të popullësisë civile”
Luta tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe hetimeve që po zhvillohen nuk mund të ndahen detaje.
Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale deklaroi se “Për shkak të ruajtjes së procedurës hetimore në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë detaje poashtu nuk mund të komentojmë procesin që është duke u zhvilluar rreth gërmimeve në Komunën e Zubin Potokut, çdo konfirmim mund të bëhet vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore”.
Gjykata u caktoi të arrestuarve nga një muaj paraburgim, pasi ka vlerësuar se ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale.
Dy të dyshuarit u arrestuan gjatë së hënës dhe u bastisën shtëpitë e tyre në veri të Kosovës.
