Të enjten punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Krahas rritjes së pagës, punëtorët e KEK-ut po kërkojnë edhe pagesë më të lartë për shujtë, rrezikshmëri në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës po për këtë kërkesë

Me kërkesën për rritje të pagave punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të enjten e 16 marsit nga ora 12:00 do të protestojnë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Krahas rritjes së pagës, punëtorët e KEK-ut po kërkojnë edhe pagesë më të lartë për shujtë, rrezikshmëri në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës po për këtë kërkesë.

Kryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, tha se kërkesat e tyre janë esenciale dhe se premtimet për plotësim të kërkesave nuk janë realizuar.

“Nuk kemi ngritje të pagave. Kemi rrezikshmëri në punë po nuk paguhet rrezikshmëria për punëtorë, kemi punë të rëndë po ushqimi është i lehtë sepse kemi një shujtë të ushqimit 1 euro e 74 centë, pra edhe pse kemi pas premtim nga menaxhmenti, mund të them më shumë drejtori se prej 22 shtatorit, shujta e ushqimit do të ngrihet në rast se nuk hapen restorante por kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë Llumnica, shkruan KP.

Kërkesë tjetër e punëtorëve të KEK-ut është edhe pagesa e vikendeve për punëtorët me ndërrime.

Llumnica tha se menaxhmenti i KEK-ut nuk po respekton vendimet e gjykatave të Kosovës për këtë çështje.

“Ne kemi edhe pagesën e vikendeve për punëtorët me ndërrime të cilëve nuk iu paguhen 50% ashtu siç e përcakton ligji, kemi fituar me Gjykatën Themelore, të Apelit, Supreme e nuk e di çka ka kërkuar Kushtetuesja aty, por edhe ajo na e ka dhënë të drejtën, dhe KEK prapë nuk e respekton këtë vendim të gjykatës dhe ne mund ta quajmë si keqmenaxhim, sepse nëse pritet përmbarimi normalisht se është një humbje financiare”, shtoi ai.

Në përkrahje kësaj proteste i ka dalë edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, u shpreh se kërkesat e punëtorëve të KEK-ut janë të ligjshme dhe minimale.

“BSPK kërkon nga drejtori menaxhues i KEK dhe bordi i KEK që sa më parë të ulen të diskutojnë me Sindikatën e Re të KEK-ut dhe t’i arrijnë rezultatet ”, u shpreh Hykolli.

Ndërsa, nënkryetari Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Selatin Sadiku kërkoi që kërkesat e tyre të plotësohen sa më shpejt, në të kundërtën paralajmëron edhe radikalizim të veprimeve të tyre.

“Aseti më i rëndësishëm i KEK-ut janë punëtorët, falë angazhimit maksimal të punëtorëve sot jemi kompania më profitabile në vend dhe prodhojmë një produkt jetik për qytetarët e Kosovës. Në KEK për momentin kemi mbetur 3200 punëtorë, ndërsa në skemë janë diku 5200. Nëse merret kjo shifër për bazë angazhimi është maksimal i punëtorëve, punohet me tri ndërrime…Kërkojmë nga menaxhmenti i KEK-ut që kërkesat të na plotësohen sa më shpejt, të mos na fusin të marrim hapa më radikalë sindikalë”, theksoi ai.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika