Të hënën, Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Pas vizitës zyrtare në Paris, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti të dielën ka udhëtuar për në Austri. Ai të hënën do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës në Austri. Tema e Forumit do të jetë “Ekonomia takohet me politikën në kohë të vështira dhe të pasigurta”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka udhëtuar drejt Austrisë, ku të hënën e 14 nëntorit pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Kështu është bërë e ditur nga një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit.

Tema e Forumit do të jetë “Ekonomia takohet me politikën në kohë të vështira dhe të pasigurta”.

Kjo vizitë e Kurtit vjen pas vizitës zyrtare në Paris, Francë ku ishte pjesë e Forumit të Paqes.

Ndryshe, Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Austrisë, me qëllim kryesor, promovimin e bizneseve të të dyja vendeve dhe nxitjen e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë, ishte mbajtur më 21 prill të vitit 2022.

I pranishëm në këtë forum ishte edhe Kryeministri i Kosovës, i cili kishte falënderuar shtetin austriak, duke thënë se ky shtet është ndër partnerët kryesorë në aspektin politik dhe atë ekonomik.

“Kosova është falënderuese për qeverinë austriake në shumë sfera, ajo mbetet ndër partnerët më të rëndësishëm në aspektin ekonomik dhe politik. Kam kënaqësinë nën organizmin e ministrisë, shumë kompani të suksesshme nga Austria do të takohen me bizneset kosovare dhe do t’i shkëmbejnë përvojat dhe do të bashkëpunojnë”, kishte deklaruar Kurti.

Ambasadori austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, kishte thënë se ky forum ka për qëllim mbështetjen e bizneseve për ta rikuperuar ekonominë, pas ndikimit negativ që kishte pandemia Covid-19.

Sipas ambasadorit Weidinger, Austria është donatori më i madh në Kosovë për investime në arsimin e lartë.

Ai, po ashtu, kishte bërë të ditur se shteti austriak është i interesuar që me Kosovën të kenë bashkëpunim në të gjitha sferat, e sidomos për fuqizimin e gruas.

Ai ishte shprehur se Austria ka qenë dhe mbetet përkrahëse që Kosova të anëtarësohet në Bashkimin Evropian si dhe të ketë liberalizim të vizave.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika