Të paktën 36 të vdekur nga një stuhi e fuqishme në Brazil

Autoritetet në shtetin brazilian të San Paulos kanë bërë të ditur se së paku 36 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut

Foto: BBC

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën pasi një stuhi goditi brigjet braziliane.

Kështu kanë bërë të ditur autoritetet në shtetin brazilian të Sao Paulo-s, raporton BBC.

Në këtë vend ka pasur rrëshqitje dhe përmbytje të mëdha, duke detyruar disa qytete t’i anulojnë festimet vjetore të karnavaleve.

Shumë lagje ndodhen nën ujë, autostrada të përmbytura dhe rrënoja me mbeturina.

Ekipet e shpëtimit vijojnë ‘luftën’ për të shpëtuar persona të bllokuar apo edhe rrugë që janë izoluar.

Më shumë se 600 milimetra shi ra në disa zona të dielën, dyfishi i sasisë së pritur për muajin.

“Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nuk po arrijnë të arrijnë në disa vende; është një situatë kaotike,” ka thënë, Felipe Augusto, kryebashkiaku i qytetit të goditur rëndë të Sao Sebastião.

“Ne nuk e kemi vlerësuar ende shkallën e dëmit. Ne po përpiqemi t’i shpëtojmë viktimat”, ka vijuar ai.

Ngjarjet e karnavaleve u anuluan përgjatë vijës bregdetare veriore, e cila është një destinacion popullor për turistët e pasur që kërkojnë t’i shmangin festimet e mëdha buzë rrugëve në qytetet e mëdha.

Porti më i madh i Amerikës Latine në Santos u mbyll gjithashtu pasi shpejtësia e erës tejkaloi 55 km/h (34 mph) dhe dallgët u ngritën në mbi një metër, raportuan mediat lokale.

Presidenti, Luiz Inácio Lula da Silva, i cili po kalonte fundjavën e karnavalit në shtetin verilindor të Bahia, ka thënë se do t’i vizitonte zonat e prekura të hënën.

Në një postim në Twitter, ai dërgoi ngushëllimet e tij për ata që kishin humbur të dashurit dhe premtoi se do t’u bëjë thirrje autoriteteve për të ofruar kujdes shëndetësor dhe ekipeve të shpëtimit.

“Ne do të bashkojmë të gjitha nivelet e qeverisjes dhe me solidaritetin e shoqërisë, do të trajtojmë të plagosurit, do të kërkojmë të zhdukurit, do të rivendosim autostradat, lidhjet e energjisë dhe telekomunikacionet në rajon”, ka shkruar da Silva.

Në zonë priten reshje të tjera të dendura shiu, të cilat rrezikojnë të përkeqësojnë edhe më shumë kushtet për ekipet e emergjencës.

Ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet pritet të bëhen më të zakonshme, pasi ndikimet e ndryshimeve klimatike u përhapën.

Vitin e kaluar, shiu i rrëmbyeshëm në qytetin juglindor të Petropolis vrau më shumë se 230 njerëz.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika