Të premten do të shpallet fituesi në emisionin N’Shej

Të premten me fillim nga ora 22:00, do të shpallet fituesi i sezonit të parë të emisionit N’Shej në Radio Televizionin Dukagjini

Finalja e madhe e emisionit N"shej do të zhvillohet të premten

Finalja e shumëpritur e emisionit N’Shej në Radio Televizionin Dukagjini do të zhvillohet të premten, me fillim nga ora 22:00, ku do të shpallet fituesi përformuesi më i mirë i aftësisë së saktësisë, dhe shpejtësisë në gjuajtje me armë.

Për gjatë shtatë muajsh, me mbi 80 garues nga të gjitha trevat shqiptare, janë zhvilluar sfida tejet interesante.

Ndërsa, emisioni N’Shej, tashmë ka arritur në përfundim të sezonit të parë.

Foto ilustrim, nga emisioni N’shej

Në emisionin N’Shej u zhvillua gjuajtje të objektivave në distancë.

Ku është përfshirë një konkurrencë ekipore dhe individuale, e po ashtu dhe performanca e ekipit është vlerësuar duke përmbledhur rezultatet e anëtarëve të ekipit individual.

Foto nga emisioni N’shej

Në këtë episod, i cili do të jetë i fundit për këtë sezon, janë në garë katër finalistë, ku njëri prej tyre do të marrë me vete çmimin e madh.

Ndiqeni emisionin, nga ora 22:00 ne ekranin e RTV Dukagjinit, pasi do të jetë episodi final dhe do të shpallet kampioni i këtij sezoni, në gjuajtje me armë.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika