Të shtunën, marshohet për votimin e projektligjit për tërheqjen e 30 përqindëshit të Trustit

Një protestë për votimin e projektligjit për tërheqjen e 30 përqindëshit të Trustit, do të mbahet të shtunën e 5 nëntorit, duke filluar nga ora 10:30

Pamja nga protesta “Pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit”, 16 qershor 2022

Një protestë për votimin e projektligjit për tërheqjen e 30 përqindëshit të Trustit, do të mbahet të shtunën.

E planifikuar të nisë nga ora 10:30, nisja e protestës do të bëhet nga Biblioteka Kombëtare deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

“Zgjedhjet vijnë prapë, ti do të dënohesh”, “Unë të votova ty, ti voto Trustin”, “Trusti është i joni, jo i qeverisë”, “Po rrezikohet mirëqenia, duam kursimet tona”, “Kursimet janë për ditë të vështira, ato ditë kanë ardhur”.

Këto ishin disa nga thirrjet e qytetarëve që kishin protestuar pro tërheqjes së kursimeve pensionale më 16 qershor të këtij viti, protestë kjo e organizuar nga grupi “Pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit”.

Thirrjes së këtij grupi i ishte bashkuar edhe Sindikata e Re e KEK-ut, në krye me Nexhat Llumnicën.

Ndërkaq, më 23 qershor të këtij viti, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës, për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim, projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Protestuesit bëjnë thirrje: Trusti është i joni, jo i qeverisë

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika