Tejkaloi shpejtësinë, i konfiskohet automjeti dhe i merret patent shoferi për gjashtë muaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një personi në Mitrovicë i është konfiskuar përkohësisht automjeti dhe i është marrë për gjashtë muaj patentë shoferi

Gjatë ditës së hënë, Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicën e Jugut, një shofer bëri tejkalimin e shpejtësisë, kështu duke ia konfiskuar përkohësisht automjetin dhe duke i marrë patent shoferin për gjashtë muaj.

Sipas njoftimit, shoferi bëri tejkalim të shpejtësisë, në zonën 60 km/h voziti 122 km/h, ku i njëjti drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit të shqiptuar ditë më parë.

Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind (500) eurosh, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë (6) muaj.

Ndërkaq i është konfiskuar përkohësisht automjeti, po ashtu, me masë aktive për gjashtë muaj.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika