Tensione në mes të Kroacisë dhe Serbisë pas bllokimit të vizitës së Vuçiq

I pari i shtetit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte planifikuar një vizitë në një memorial të Luftës së Dytë Botërore, i cili gjendet afër kufirit kroat me Bosnjë-Hercegovinën. I njëjti është ndaluar nga autoritetet kroate, pasi nuk ishte bërë ndonjë njoftim paraprak për vizitën

Aleksanda Vuçiq, President i Republikës së Serbisë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq është penguar teksa ishte nisur për vizitë në Kroaci. I njëjti kishte planifikuar të vizitonte ish-kampin e përqendrimit nazist në Jasenovac, afër kufirit kroat me Bosnjë-Hercegovinën, një memorial i Luftës së Dytë Botërore. Ndalimi i kësaj vizite ka bërë që tensionet në mes të këtyre dy shteteve të rriten.

Autoritetet kroate kanë thënë që nuk ishin të njoftuar zyrtarisht për këtë vizitë, dhe këtë veprim të presidentit e kanë cilësuar si të “papranueshëm”.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Krocisë, Gordan Grliq-Radman ka theksuar se vizitat zyrtare duhet të bëhen në bashkëpunim me të dyja palët.

“Dëshirojmë të theksojmë se në planifikimin e çdo vizite të zyrtarëve të huaj, koha, natyra dhe programi i vizitës duhet t’i nënshtrohen komunikimit dhe marrëveshjes zyrtare nga të dyja palët”, ka thënë ai.

“Ky nuk ishte një udhëtim në bregdet, presidenti i një vendi është një individ i mbrojtur”, ka shtuar ministri.

Ky veprim i Kroacisë ka shkaktuar zemërim në Serbi, të cilët e kanë quajtur “skandaloz”, këtë bllokim nga ana e tyre, transmeton euronews.

Dhjetëra mijëra serbë, hebrenj dhe romë të Kroacisë janë vrarë nga autoritetet pronaziste në kampin e përqendrimit të Jasenovacit, i referuar ndonjëherë si “Aushvici kroat”.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se të gjithë zyrtarët kroatë tani do të duhet të njoftojnë zyrtarisht sa herë që vizitojnë ose kalojnë nëpër territorin serb.

Vulin ka thënë se diplomatët kroatë do të vendosen nën një “regjim të veçantë kontrolli”.

Kurse kryeministrja serbe Ana Branabiq ka thënë “ky ishte një vendim antievropian, anticivilizimi dhe shkelje brutale e lirisë së lëvizjes”.

“Nuk e di se si do të funskionojnë marrëdhëniet tona në të ardhmen, ky po dërgon një mesazh të frikshëm”, ka shtuar ajo.

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kroacisë kanë mbetur të tensionuara që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe lufta që shpërtheu kur minoriteti serb i Kroacisë u rebelua kundër pavarësisë së vendit.

Më shumë se 20 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin midis 1991 dhe 1995.

Autoritetet populiste të Serbisë kanë këmbëngulur se qeveria e Kroacisë nuk ka bërë mjaftueshëm për të njohur të kaluarën e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë Zagrebi ka akuzuar Beogradin se refuzon të merret me rolin e tij në luftën e viteve të ’90-ta.

“Ne e shohim këtë si një provokim”, ka thënë Grliq-Radman të dielën e 17 korrikut. “Një vizitë e tillë nuk është e sinqertë, nuk ka të bëjë me nderimin e viktimave.

Vuçiq, një ish-nacionalist që ka mbështetur rebelimin serb në Kroaci në vitet e ’90-ta, e ka dënuar gjithashtu incidentin.

“Ti thjesht bën punën tënde,” ka shkruar ai në një postim në Instagram. “Populli serb do të jetojë dhe nuk do të harrojë kurrë,” ka shtuar Vuçiq.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika