Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Në orët e mëngjesit të sotëm, një rast i tentim vrasjes ka ndodhur në rrugën Pejë-Rozhajë, në segmentin në Vitomiricë. Viktima ka raportuar në stacionin policor në Pejë se derisa ishte në rrugë me veturë, është sulmuar me të shtëna me armë zjarri

Ilustrim

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pejë-Rozhajë, në segmentin në Vitomiricë.

Sipas Policisë, viktima e rastit ka raportuar në stacionin policor në Pejë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të tij dhe se është qëlluar vetura e tij.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, e ka konfirmuar rastin për Portalin Dukagjini i cili sipas tij, ka ndodhur rreth orës 1:25.

Sipas tij, Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka gjetur dëshmi materiale.

Gashi tha se është intervistuar viktima dhe është njoftuar prokurori, i cili ka kërkuar që të iniciohet rasti si “tentim vrasje”.

Ndërsa, të dyshuarit janë të panjohur për Policinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika