Testohet qëndrueshmëria e urës së Ibrit me kamionë

Në veri të Kosovës po vazhdon testimi i qëndrueshmërisë së urës së Ibrit, që tani ka hyrë në fazën e dytë, me përdorimin e kamionëve.

Në veri të Kosovës po vazhdon testimi i qëndrueshmërisë së urës së Ibrit, një hap tjetër në përgatitjet për hapjen e saj për qarkullimin e automjeteve.

Aktualisht, testimi është në fazën e dytë, duke përfshirë përdorimin e kamionëve për të vlerësuar fuqinë mbajtëse të urës.

Për këtë ka folur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka thënë se brenda dy-tre ditësh pritet të përfundoj procesi i testimit.

“Sipas përvojës time si inxhinier, kjo urë eshte një nder me te fortat qe i kemi në Kosovë”, ka thënë Durmishi.

Kjo procedurë është ndërmarrë nga institucionet e Kosovës, me qëllim të garantimit të sigurisë para se ura të bëhet funksionale për trafikun e automjeteve.

Ky veprim ka hasur në kundërshtim nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e QUINT-it, Bashkimin Evropian dhe NATO-n të cilët kanë shprehur shqetësime për implikimet e mundshme të hapjes së urës në kontekstin e sigurisë vendore dhe rajonale.

Kurse, gjatë kësaj kohe në Kuvendin Komunal në Mitrovicë të Veriut, po mbahet takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.

Ndërkohë, në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut po mbahet një takim ku diskutohet për bashkëpunimin ndëretnik dhe këshillimin për sigurinë në bashkësi. Takimi përfshin qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale, duke u fokusuar në bashkëpunimin mes institucioneve dhe shoqërisë civile. Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani, dhe akterë të tjerë të partisë në pushtet.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika