Themelimi i Gjykatës Administrative, juristët nuk e konsiderojnë si zgjidhje

Gjykata Administrative dhe e Punës, e cila po synohet të themelohet nga Ministria e Drejtësisë për të trajtuar kontestet e të punësuarve në sektorin publik, nuk po shihet si zgjidhja më e mirë, nga monitorues së sistemit. Megjithatë, ministria ka vazhduar punën për ta përmbushur këtë qëllim, duke hartuar tashmë draft-koncept dokumentin

Sistemit të drejtësisë në Kosovë, pritet t’i shtohet edhe një gjykatë e re.

Ministria e Drejtësisë tash e një kohë ka nisur angazhimin për themelimin e Gjykatës Administrative dhe të Punës.

Kjo gjykatë në draft-koncept dokumentin e hartuar, është vlerësuar si mjaft e nevojshme, pasi kontestet administrative dhe ato të punës po zvarriten me vite të tëra .

“Pasi që nuk ka gjykatë të veçantë administrative, konfliktet administrative vendosen nga Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku specializimi i plotë i gjyqtarëve nuk sigurohet, pasi që ata trajtojnë konflikte lidhur me kundërvajtjet në paralel me rastet administrative”, thuhet në draft-koncept dokumentin.

Vetëm kontesteve të punës, sipas këtij drafti, vlerësohet se u duhen katër deri në pesë vite për një vendim të formës së prerë.

Grupi punues i draftit ka shqyrtuar tri opsione për këtë iniciativë, duke rekomanduar që të shkohet përpara me opsionin tre.

Ky opsion parasheh që Gjykata e re Administrative t’i trajtoj të gjitha kontestet e punës me sektorin publik si punëdhënës.

E kontestet e punës me sektorin privat si punëdhënës, rekomandohet që të trajtohen në divizionet e veçanta në kuadër të gjykatave themelore, të cilat duhet të themelohen.

Një gjykatë të re, nuk po e sheh si zgjidhjen e duhur, Ehat Miftaraj nga IKD.

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se “Është shumë e lehtë të themelohen gjykata të reja, mirëpo themelimi i një gjykate të re nuk do të thotë automatikisht edhe rritje e profesionalizmit, rritje e efikasitetit… Kemi raste kur është rritur numri i gjyqtarëve në departament administrativ, por janë zbehur rezultatet apo është zbehur efikasiteti i punës së gjykatës”.

Arsyet e zvarritjes së lëndëve, Miftaraj thotë se shkaktohet nga administrimi jo i duhur nga Këshilli Gjyqësor, si dhe menaxhimi jo i mirë i gjyqtarëve në trajtimin e lëndëve.

E Naser Shamolli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se Gjykata Komerciale është shembulli më i mirë që tregon se themelimi i gjykatave të reja, nuk është çdo herë zgjidhje.

Naser Shamolli nga GLPS ka thënë se “Qëndrimin e GLPS-së e dini për gjykatën komerciale, që edhe pse është fillu nuk kemi ndonjë mrekulli deri më tani që janë zgjedhë ato probleme të cilat janë identifiku. Dilema e njëjtë është edhe tek Gjykata Administrative”.

Në Kosovë, Gjykata Administrative ka qenë funksionale deri në vitin 2013.

Më pas, me ndryshimin e ligjit, ka kaluar si departament në Themeloren e Prishtinës.

 

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika