Themelohet Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa, do të drejtohet nga ish-guvernatori Mehmeti

Në Prishtinë është themeluar Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF), i cili do të udhëhiqet nga ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti.

Ish- Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti

Në Prishtinë është themeluar Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF), i cili do të drejtohet nga ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti.

Ky Institut, sipas Mehmetit, ka për qëllim të jetë në shërbim të zhvillimit të Kosovës në aspektin ekonomik e integrues.

“Me eksperiencë të gjatë udhëheqëse në sektorë të rëndësishëm, së fundmi guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, do të drejtojë institutin që të kontribuojë për idetë ekonomike, me qëllim zhvillimin ekonomik dhe prosperues të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas tij, fushëveprimtaria e Institutit IHEF fokusohet në disa fusha si: Zhvillim ekonomik, social, avokim e lobim, integrime evropiane dhe komunikim.

“Kosova si shtet i ri ka nevojë për më shumë ide dhe plane konkrete, të cilat do të jenë një mundësi më e mirë për institucionet qoftë publike apo edhe private”, theksohet në njoftimin e Mehmetit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika