Tornado në Houston, raportohen dëme

Një stuhi e fuqishme goditi bregun e Gjirit amerikan të martën, duke nxitur një tornado që shkaktoi dëme në lindje të qytetit të Houston, në shtetin e Teksasit.

Shërbimi Kombëtar i Motit kishte paralajmëruar më herët se një “tornado e fuqishme, jashtëzakonisht e rrezikshme dhe potencialisht vdekjeprurëse”, kishte goditur në tokë të martën pasdite dhe ishte nisur drejt qytetit Beitaun, rreth 40 kilometra në lindje të Houstonit, shkruan VOA.

Autoritetet e qytetit njoftuan për dëme në rrjetin elektrik, në banesa e biznese, por nuk pati njoftime për lëndime serioze mes popullatës.

Pamjet e transmetuara nga stacioni televiziv i Houstonit ‘KTRK’ treguan dëme në ndërtesa dhe shtylla elektrike në Pasadena, një qytet në juglindje të Houstonit. Ende nuk ka njoftime për të lënduar.

Faqja e internetit ‘PowerOutage.us’, e cila mbledh të dhëna të drejtpërdrejta mbi ndërprerjet e energjisë elektrike në të gjithë vendin, njoftoi se rreth 123,000 familje të Teksasit, kishin mbetur pa energji elektrike, kryesisht në zonën e Houstonit dhe në disa zona përreth tij.

Ky zhvillim shënon vetëm fillim e asaj që pritet të jetë një natë me stuhi të fortë përgjatë bregut të Gjirit amerikan. Qendra e Parashikimit të Stuhive në Norman të Oklahomës, njoftoi se zonat përgjatë bregut, mund të prekeshin të martën nga tornado, erëra të forta dhe breshër.

Stuhia solli me vete gjithashtu borë e akull në zonat qendrore të vendit, në pjesën më të madhe të tyre.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika