Tre persona raportohen të zhdukur në raste të ndara

Në raportin e saj 24-orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë raportuar të zhdukur në raste të ndara, në Pejë, në Gjakovë dhe në Leposaviq

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet për tre persona të zhdukur në raste të ndara.

Rasti i parë është në Pejë, ku një grua e ka raportuar të zhdukur motrën e saj dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“PERSON I ZHDUKUR – Rr. Hoxhë Tahsini, Pejë 20.10.2023-13:50. Me datë 21.10.2023 ankuesja kosovare ka raportuar se me datën e cekur motra e saj kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.

Një burrë e ka raportuar të zhdukur djalin e tij në Gjakovë.

“PERSON I ZHDUKUR –Rr. Pashko Vasa, Gjakovë. 19.10.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Ndërsa, në Leposaviq një grua e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj.

“PERSON I ZHDUKUR – Leposaviq. 20.10.2023 – 05:00. Ankuesja kosovare ka informuar se vajza e saj  është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika