Tre të miturve të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, u vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj

Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit, Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, tre të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Ilustrim





Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, tre të miturve të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur më 23 shtator ua ka vazhduar masën e paraburgimit tre të miturve edhe për nga 60 ditë, për secilin veç e veç”, ka thënë Gashi.

Kjo, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve.

Ekrem Rexhepi, Shkëlqim Kameri dhe tre të miturit G.R., Xh.S., G.j., tashmë ka rreth një muaj që po qëndrojnë në paraburgim të cilët dyshohen për dhunimin e së miturës në gusht të këtij viti.

“Prokurori i çështjes ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve, në gjykatën kompetente”, ka thënë për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Rasti i 11-vjeçares, e cila dyshohet se ka qenë viktimë e dhunës edhe gjatë muajit qershor, po hetohet ndaras nga rasti i datës më 27 gusht.

Ndërsa, për të dyja rastet të dyshuar janë 12 persona, tashmë të gjithë të arrestuar.

Ndërkaq, janë shkarkuar edhe dy drejtorë të Policisë së Kosovës pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Nga pozita e drejtorit të Policisë rajonale të Prishtinës është larguar Fahredin Verbovci ndërkaq, Shkëlzen Xhafa nga ajo e Shefit të Operativës për kryeqytet.

Ndërsa, për shkarkimet e tyre, njoftimi u bë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse shkarkimet bëhen nga menaxhmenti i Policisë. Kreu i Qeverisë ka thënë se përgjegjësi duhet të mbajnë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

Po ashtu, dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës ka dhënë Samedin Mehmeti.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se kërkesa e dorëheqjes nga Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçares, për arsye “personale dhe ndërgjegje profesionale”.

Më 29 gusht, Policia e Kosovës kishte njoftuar se pesë persona e kishin dhunuar një vajzë të mitur 11-vjeçare, dhunimi kishte ndodhur nga ora 17:30 deri në 00:33, kështu e mitura kishte qenë viktimë e dhunës seksuale për shtatë orë.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika