Tre të vdekur dhe mbi 600 të infektuar nga COVID-19 në Kosovë

661 raste pozitive dhe tre persona kanë humbur jetën nga COVID 19 përgjatë dy javëve të fundit në Kosovë

Foto ilustrim

Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKSHPK] ka njoftuar se në dy javët e fundit të muajit gusht, respektivisht nga 7 deri me 20 gusht, janë raportuar tri raste të vdekjes me COVID-19 dhe 661 raste pozitive.

IKSHPK-ja, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se nga 661 raste pozitive me COVID-19, prej tyre grupmosha më e prekur janë; 119 raste nga mosha 50-59, 116 raste nga mosha 20-29 si dhe mosha meshatare 49,3.

“Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm”, vijon njoftimi.

IKSHPK-ja ka rekomanduar edhe disa masa:

  • Ngritje e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësorë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve
  • Rastet që rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 rekomandohet të izolohen për 5 ditë, kurse kthimi në aktivitetet normale pune të bëhet sipas rekomandimit të mjekut/klinicistit
  • Të respektohen masat mbrojtëse (pastrimi i duarve, mbjajtja e maskave…), si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19
  • Rastet që rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 rekomandohet të izolohen për 5 ditë, kurse kthimi në aktivitetet normale pune të bëhet sipas rekomandimit të mjekut/klinicistit
  • Mos të qëndrohet në ambiente të mbyllura dhe ku ka grumbullime, ku mundësia e infektimit është më e madhe
  • Të vaksinohet dhe rivaksionohet popullata, me theks të veçantë për grupet e rrezikut (personat me sëmundje kronike jo-ngjitëse, personat mbi 65 vjeç
  • Personat me shenja të sëmundjes të testohen”, vijon njoftimi.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika