“Tregtim të energjisë elektrike me tregtarë të palicencuar” – ZRrE-ja tregon se është gati në përfundim të Raportit të Monitorimit që ka të bëjë me aktivitetet e KEK-ut

“Përkundër udhëzimeve të ZRrE-së, drejtuar të gjithë subjekteve energjetike, të cilat bëjnë tregtim të energjisë elektrike, që të ndërprejnë tregtimin me tregtarët të energjisë elektrike, të cilët janë të palicencuara në Republikën e Kosovës. KEK-u ka vazhduar të bëjë tregtim të energjisë elektrike me këtë tregtar”, kjo është njëra nga çështjet e identifikuar në draft-raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar, lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) (Ilustrim)

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në draft-raportin e siguruar nga RTV Dukagjini të Komisionit Hetimor Parlamentar, theksohet se përkundër udhëzimeve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që të gjitha subjektet energjetike të ndërprenë tregun e energjisë me tregtarë që janë të palicencuar në Republikën e Kosovës, KEK-u ka vazhduar të tregtojë energji elektrike me këta tregtarë.

“Përkundër udhëzimeve të ZRrE-së, drejtuar të gjithë subjekteve energjetike të cilat bëjnë tregim të energjisë elektrike që të ndërprenë tregtimin me tregtarët të energjisë elektrike, të cilët janë të palicencuara në Republikën e Kosovës, KEK-u ka vazhduar të bëjë tregim të energjisë elektrike me këtë tregtar”, kjo është njëra nga çështjet e identifikuar në draft-raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar, lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Për këtë, Dukagjini ka adresuar pyetje te KEK-u dhe ZRrE-ja.

Sa i përket ZRrE-së, organ i cili ka kompetenca që të lëshojë licenca dhe të monitorojë nëse ato licenca respektohet nga ndërmarrjet e energjisë, zëdhënësi i këtij organi, Petrit Pepaj, ka thënë se këtë draft-raport [Draft-raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar] nuk e kanë pranuar, dhe kështu nuk mund të komentojnë konkluzionet dhe gjetjet që janë në këtë draft-raport. Duke theksuar se ZRrE-ja nuk komenton në çështjen e ngritur në media që ka të bëjë më këtë.

“Zyra e Rregullatorit për Energji nuk e ka pranuar Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me Menaxhimin e Krizës Energjetike, si rrjedhojë nuk mund të komentoj në lidhje me konkluzionet apo të gjeturat e përfshira në këtë raport. Për me tepër Rregullatori nuk komenton në dhënien e vlerësimeve te cilësdo çështjeje të ngritur në media që ka të bëjë me Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar”, ka thënë Pepaj.

Zëdhënësi i ZRrE-së, Petrit Pepaj

Ndërkaq, ai ka theksuar se ky organ është në fazën finale të përfundimit të Raportit të Monitorit që ka të bëjë me aktiviteteve e Korporatës Energjetike të Kosovës, duke përfshirë edhe tregimin e energjisë, ku në draft-raportin e Komisionit po potencohet se KEK-u ka bërë tregtim me tregtarë të palicencuar.

“Ne, ju informojmë se Zyra e Rregullatorit për Energji është në fazën finale të përfundimit të Raportit të Monitorimit që ka të bëjë me aktivitetet e Korporatës Energjetike të Kosovës, përfshirë edhe tregtimin e energjisë elektrike. Detajet që përfshin ky raport, dhe masat që mund te merren nga Rregullatori do të ndahen me publikun në momentin që raporti shqyrtohet nga Bordi i ZRrE-së në seancë të hapur për publikun. Mediat do të njoftohen me kohë në lidhje me agjendën e Bordit që përfshin edhe shqyrtimin e raportit të monitorimit”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Dukagjini është ende në pritje të një përgjigjeje nga KEK-u, në lidhje me këtë çështje dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo gjë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika