Trençevska: Jemi pranë një zgjidhjeje përfundimtare

Të premtën do të mbahet takimi mes Ministres së Politikës dhe Punës Sociale në Maqedoni, Jovanka Trençevska dhe kryetarit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoni, Jakim Nedelkov për të marrë vendimin përfundimtar rreth pagave të punëtorëve në institucionet parashkollore

Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, të premtën do të mbahet takim i ri mes ministres Jovanka Trençevska dhe kryetarit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, për të gjetur zgjidhje për pagesën e pagave për punëtorët në parashkollorë të cilët morën pjesë në grevën e organizuar nga SASHK.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pas takimit të fundit me Nedelkovin më 17 maj, ka deklaruar se po i afrohen qëndrimeve me SASHK-un dhe se deri në fund të kësaj jave pret të arrihet një marrëveshje.

Jovanka Trençevska

“Jemi pranë një zgjidhjeje përfundimtare. Jemi duke diskutuar për disa zgjidhje të propozuara si nga MPPS ashtu edhe nga SASHK. Gjatë javës ne vazhdojmë sërish dialogun. Shpresoj se deri në fund të javës do të kemi nënshkruar marrëveshje dhe një vendim përfundimtar lidhur me vendimin për grevë në institucionet parashkollore. Zgjidhja duhet të jetë në interes edhe të MPPS-së edhe të SASHK-ut, gjegjësisht të punëtorëve në çerdhe dhe në përputhje me ligjin”, ka thënë Trençevska pas takimit me Nedelkovin.

Kryetari i SASHK-ut po ashtu u shpreh optimist se mund të arrihet një zgjidhje, por ka theksuar se nëse kjo nuk ndodh, mund të ketë pasoja ndaj vendimit për ndërprerjen apo vazhdimin e grevës, transmeton “Telegrafi”.

Jakim Nedelkov

“Jemi të bindur që ky problem do të zgjidhet pozitivisht deri në fund të javës. Nuk duhet të duket se është pengesë, në kuptimin e vullnetit të mirë nga të dyja palët për tejkalimin e situatës”, ka thënë Nedelkov.

Pas negociatave disaditore të ndërmjetësuara nga SASHK-u, SASHK të martën ka arritur marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që nga shtatori të rriten pagat e punëtorëve të arsimit për 15 për qind dhe të mos shkurtohen pagat për periudhën gjatë grevës.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për punonjësit në kopshte.

Greva e përgjithshme e SASHK-ut, e cila kishte filluar më 11 prill, ishte ndërprerë më 28 prill kur Sindikata ishte njoftuar nga MPPS për dispozitën ligjore prej maksimumi 20 ditësh për pajtim.

Greva në kopshte dhe shkolla kishte filluar më 11 prill, me kërkesën për rritje të pagave prej 18.4 për qind.

Më 28 prill, greva ishte ndërprerë, pasi sindikata kishte marrë një njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se MASH-i kërkon një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes së punës me ndërmjetësim.

Pas emërimit të ndërmjetësuesit, kishte filluar procesi i pajtimit në mes të SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika