Treni me tërheqje magnetike doli të jetë i suksesshëm

Shpejtësia e trenit me tërheqje magnetike deri në 200km/orë

U realizua udhëtimi i parë në botë i një treni me tërheqje magnetike.

Shpejtësia e trenit me tërheqje magnetike arrin deri në 200km/orë, pa zhurmë dhe pa fërkime në hekurudha aktuale.

Udhëtimi është bërë në infrastrukturën ekzistuese dhe ka zgjatur 2 km, me peshë të mjetit prej një tonelate dhe duke konsumuar vetëm një kilowatt.

Një gjë mjaftë e rëndësishme rreth trenit më të ri është se mund të përdoret në të gjitha infrastrukturat ekzistuese, pa qenë e nevojshme që të zëvendësohen e të ndërtohen të reja të posaçme, duke ulur kostot dhe që ushqehet me energji, e ku përfshihen mjete transporti të tjera si metro, trena me shpejtësi të lartë, e deri tek Hyperloop.

Teknologjia që është përdorur quhet Ironlev, me tërheqje magnetike, pa fërkim dhe pa zhurmë, e mbi të gjitha mund të aplikohet në hekurudhat aktuale, por jo vetëm.

Shpejtësia që mund të arrijnë mjetet është deri në 200 km/orë, ndërsa në testin e parë që u zhvillua në një ndër hekurudhat me antike të Italisë, segmenti Adria-Mestre, treni udhëtoi me 70 km/orë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika