Tri shkolla dalin kundër SBASHK-ut, zëvendësojnë orët mësimore të shtunën

Duke dalë kundër SBASHK-ut, tri shkolla në Prishtinë kanë filluar procesin mësimor edhe ditën e shtunë. Shkollat fillore të mesme rë ulëta “Ismail Qemali”, “Faik Konica”, dhe “7 Marsi”, kanë lajmëruar se do të respektojnë vendimin e MAShTI-t

Foto ilustrim





Tri shkolla në Prishtinë i kanë dalë kundër SBASHK-ut , lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura të grevës.

Shkolla fillore të mesme të ulëta “Ismail Qemali”, “Faik Konica”, dhe “7 Marsi”, kanë lajmëruar se do të respektojnë vendimin e MAShTI-t, dhe nga dita e shtuna e 15 tetorit, do të fillojnë zëvendësimin e orëve të humbura.

Në njoftimin e shkollës “Ismail Qemali” thuhet se, të shtunën e 15 tetorit do të mbahet mësim me orar të ditës së enjte.

“Lajmërohen nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU ‘Ismail Qemali’ Prishtinë, se të shtunën, me 15.10.2022 do të mbahet procesi mësimor me orar të ditës së enjte, në bazë të Vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Nr. 013/453, për kompensimin e ditëve të pambajtura si pasojë e grevës së mësimdhënësve”, thuhet në njoftimin e publikuar nga shkolla “Ismail Qemali”.

Njoftimi zyrtar

Kurse, shkolla fillore “Faik Konica”, ka publikuar orarin e plotë për të gjitha të shtunat që do zëvendësohen.

Gjithashtu, edhe shkolla “7 Marsi”, ka njoftuar se do të mbajë mësim.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një lidhje telefonike në Radio Dukagjini në emisionin “Magazina”, ka thënë se mësimdhënësit e kanë obligim ligjor të dalin në punë edhe të shtunave, për t’i kompensuar orët e humbura mësimore gjatë grevës, e në rast se ky orar nuk zbatohet, ajo ka ritheksuar se nuk do të ketë paga.

Ndër të tjera, Nagavci ka potencuar se ka qenë e obligueshme, ligjërisht, që të mos ekzekutohen pagat për ata që nuk kanë punuar.

Ndërkaq, Zenun Nimani nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka deklaruar se nuk do të mbahet mësim të shtunën, pasi sipas tij, nuk ka një marrëveshje në mes MAShT-it dhe SBAShK-ut, për zëvendësimin e orëve.

“Nuk zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës nëse nuk ka një marrëveshje mes palëve”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se duhet të gjenden forma të tjera për zëvendësimin e orëve, pasi sipas tij, edhe para grevës edhe gjatë grevës, kanë kërkuar dialog dhe një marrëveshje.

“Kemi pezulluar grevën për arsye të pamundësisë për një marrëveshje, dhe të mos i humbim mësim më shumë nxënësve, prandaj pa një marrëveshje nuk ka zëvendësim të orëve të humbura”, ka deklaruar ai.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika