Turqia arrestoi mbi 100 anëtarë të dyshuar të IS-it

Turqia arrestoi këtë javë 119 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik në një operacion të gjerë që përfshiu qytete si Ankara dhe Stamboll, pas sulmeve të mëdha të ndodhura më parë në vend

Foto ilustruese

Turqia arrestoi këtë javë mbi 100 anëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS), njoftuan autoritetet të premten.

Ky vend është goditur nga disa sulme të mëdha – përfshirë një në një klub nate në vitin 2017, kur janë vrarë dhjetëra njerëz – përgjegjësinë për të cilat e ka marrë Shteti Islamik.

Bastisjet e fundit u bënë në të gjithë Turqinë, përfshirë kryeqytetin Ankara dhe qytetin më të madh, Stambollin, shkroi ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në platformën sociale X.

Arrestimi i 119 personave këtë javë pason ndalimin e 99 të të dysharve të tjerë në fillim të gushtit.

Që nga rënia e “kalifatit” të vetëshpallur të Shtetit Islamik në vitin 2019, disa anëtarë të dyshuar të këtij grupi nga Siria dhe Iraku janë vendosur në Turqi.

Autoritetet turke kanë thënë se që nga qershori i vitit 2023 janë arrestuar më shumë se 3.600 persona për lidhje të dyshuara me grupin xhihadist, raporton Radio Evropa e Lirë.

Dy nga sulmuesit që kanë vrarë 145 njerëz në një sallë koncertesh në Moskë në muajin mars, kanë kaluar disa javë në Turqi përpara se të shkonin në Rusi, sipas autoriteteve lokale.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Shteti Islamik.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika