U dekorua me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar”, Mehaj: Është nder një vlerësim i tillë nga Gjermania

"Është vërtetë nder që të pranohet një vlerësim i tillë nga një shtet partner i yni siç është Gjermania. Për më tepër kur theksohet bashkëpunimi i ngushtë, koordinimet dhe qëllimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë"

U dekorua me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar”, Mehaj: Është nder një vlerësim i tillë nga një shtet siç është Gjermania

Gjatë ditës së enjte ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se shteti gjerman e ka nderuar ministrin  sapo dorëhequr nga Ministria e Mbrojtjes, Armend Mehajn, me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar”.

Ambasadori gjerman nderon Mehajn me “Kryqin e Nderit” nga Forcat e Armatosura Federale të Gjermanisë

Për këtë ka reaguar edhe vetë Mehaj, i cili ka thënë se është nder të pranohet një vlerësim i tillë nga një shtet partner siç është Gjermania.

“Sot ambasadori i Gjermanisë, z. Jörn Rohde në emër të Ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, z. Boris Pistorius, më nderoi me urdhrin ushtarak “Cross of honour in gold”. Është vërtetë nder që të pranohet një vlerësim i tillë nga një shtet partner i yni siç është Gjermania. Për më tepër kur theksohet bashkëpunimi i ngushtë, koordinimet dhe qëllimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Ishte nder që në këtë ceremoni të jenë të pranishëm Kryeministri Kurti, ambasadorë të shteteve të QUINT-it, Komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari, Ministri Maqedonci, ambasadori i Bashkimit Evropian, Komandanti i KFOR dhe zyrtarë tjerë ndërkombëtarë e vendorë. Faleminderit për vlerësimin, rruga jonë do të jetë gjithnjë krah për krah njëri tjetrit si partner të besueshëm”, ka përfunduar shkrimin e tij Mehaj.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika