“Uji i Badocit mund të përdoret për pije”, IKSHPK njofton se kanë rënë vlerat e manganit

Bazuar në rezultatet e tri matjeve të kryera në laboratorët e IKSHPK-së, vlerat e manganit në ujin e Liqenit të Badovcit dhe në rrjetin shpërndarës janë brenda standardeve të parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu. Pas këtyre rezultateve, IKSHPK ka shpallur ujin si "HIGJIENIK DHE I SIGURT PËR PIJE" në zonën e furnizimit nga fabrika e Badovcit. Aktiviteti i monitorimit të cilësisë së ujit do të vazhdojë si pjesë e aktiviteteve themelore të IKSHPK-së për mbrojtjen e shëndetit të popullatës

Liqeni i Badocit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se uji i liqenit të Badocit mund të përdoret për pije.

Në një njoftim, ata kanë bërë me dije se vlerat e manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës në ditët e fundit rezultojnë brenda standardeve të parapara.

“Vlerat e manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës në ditët e fundit rezultojnë brenda standardeve të parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 ‘Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu’. Për t’u shpallur UJI HIGJIENIK DHE I SIGURT PËR PIJE në zonën e furnizimit nga fabrika e Badocit, në laboratoret e IKSHPK-se Laboratori i parametrave bazik ku testohet Mangani si parametër indikues dhe Laboratori analitik-ICPMS ku testohet mangani si metal i rëndë, sipas procedurave standarde janë kryer tri matje të njëpasnjëshme në tri ditët e fundit:

Më datën 17 nëntor:   0.025-0.050 mg/litër

Më datën 18 nëntor:   0.010-0.031 mg/ litër

Më datën 19 nëntor:   0.017-0.037 mg/ litër

Bazuar në rezultatet laboratorike, uji në zonat e furnizuara nga Liqeni i Badocit gjegjësisht – Fabrika në Badovc, i plotëson kriteret të parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 ‘Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu'(vlerat referente të Manganit 50 µg/L (0.05 mg/L).

Nga sot vazhdon monitorimi i rregullt si aktivitet themelor i Qendrës së ujit brenda IKSHPK-së”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika