Ukraina thotë se ka shkatërruar një anije ruse në Krime

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se më 26 dhjetor kanë arritur të shkatërrojnë një anije të Flotës së Detit të Zi të Rusisë, e quajtur Novocherkassk, pranë Gadishullit të Krimesë. Sipas Ukrainës, anija dyshohet se transportonte dronë kamikazë iranianë të tipit Shahed, të cilët janë përdorur nga Rusia në konfliktin kundër Ukrainës

Anija Novocherkassk, pjesë e Flotës së Detit të Zi të Rusisë. Fotografi nga arkivi.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë më 26 dhjetor se kanë shkatërruar një anije të Flotës ruse në afërsi të Gadishullit të Krimesë, anije që dyshohet se ka bartur dronë, të cilët Moska synonte t’i përdorte në luftën kundër Kievit.

“Rreth orës 02:30 [sipas kohës lokale] më 26 dhjetor, Forcat Ajrore sulmuan me raketa lundruese në zonën e Feodosias avionmbajtësin e madh, Novocherkassk, të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse”, u tha në njoftimin e Forcave Ajrore ukrainase të publikuar në Telegram.

Feodosia është shtëpi e një baze të madhe detare të Gadishullin e pushtuar të Krimesë.

Në një njoftim paraprak nga autoritetet ukrainase u tha se Novocherkassk u “shkatërrua”, duke shtuar se “njerëzit thonë se po transportonte Shahed” – duke iu referuar dronëve kamikazë iranianë, që Rusia rregullisht i përdor kundër Ukrainës.

Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase, Mykola Olechtchouk, ka publikuar një video ku shihet një shpërthim në bazën detare ruse në Feodosia, shkruan REL.

Sergey Aksyonov, kreu i Krimesë që mbështetet nga Kremlini, tha se “një sulm i armikut është kryer në zonën e Foedosias”.

“Zona e portit është mbyllur për qarkullim”, tha ai.

“Deri më tani, shpërthimet janë ndalur dhe zjarri është lokalizuar. Të gjitha shërbimet relevante janë në vendin e ngjarjes. Banorët e disa shtëpive janë evakuuar”, shtoi ai në postimin e publikuar në Telegram.

Ukraina, që po përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit të kaluar, shpesh sulmon caqe në Krime, veçmas ato të ushtrisë ruse.

Në prill të vitit 2022, Kievi sulmoi luftanijen Moskva të Flotës së Detit të Zi.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika