Ukraina zhvarros vendin e varrimit masiv në qytetin Izium të rimarrë nga rusët

Hetuesit e policisë ukrainase dhe prokurorët e krimeve të luftës filluan të zhvarrosnin qindra trupa të premten, nga një vend varrimi masiv në qytetin Izyum, i cili është rimarrë së fundi nga rusët, e sipas presidentit ukrainas disa nga trupat e gjetur treguan "shenja torture"

Punonjësit e urgjencës mbanin mbulesa plastike blu gjatë gërmimit. Foto BCC

Disa nga trupat e gjetur në një vend varrimi masiv në Izium, një qytet lindor i Ukrainës i rimarrë së fundi nga forcat ruse, treguan “shenja torture”.

Kështu, ka thënë të premten presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke fajësuar Rusinë për atë që ai e quajti “mizori dhe terrorizëm”.

Autoritetet gjetën 440 varre të pashënuara në vendin më të madh të varrimit të gjetur në Izium, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Zelensky ka postuar një fotografi të zhvarrimit në në Izium në kanalin e tij Telegram, me një tekst që shkruante: “E gjithë bota duhet ta shohë këtë. Një botë në të cilën nuk duhet të ketë mizori dhe terrorizëm. Por e gjithë kjo është atje. Dhe emri i saj është Rusi”.

Zelensky u ka thënë më herët gazetarëve ukrainas dhe ndërkombëtarë do t’u shfaqet faqja për të parë se çfarë ishte zbuluar.

“Ne duam që bota të dijë se çfarë po ndodh realisht dhe në çfarë ka çuar pushtimi rus”, kishte deklaruar Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në qytetin e rimarrë, Izium

Qendra për Komunikime Strategjike e Ukrainës ka thënë të enjten se disa nga varret e zbuluara në Izium ishin “të freskëta” dhe se kufomat e varrosura atje ishin “kryesisht civilë”.

Qyteti Izium iu nënshtrua sulmeve intensive të artilerisë ruse në prill dhe qyteti, i cili ndodhet afër kufirit midis rajoneve Kharkiv dhe Donetsk, u bë një qendër e rëndësishme për ushtrinë ruse gjatë pesë muajve të okupimit.

Forcat ukrainase morën përsëri kontrollin e qytetit të shtunën, duke i dhënë një goditje strategjike sulmit ushtarak të Rusisë në lindje.

Fotot e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës të premten treguan kryqe të shumta mbi tuma në një zonë të pyllëzuar pranë Izium, si dhe një gropë më të madhe të gërmuar në dyshemenë pyjore.

Për qytetin e rimarrë nga Ukraina pas disa muajsh pushtimi nga Rusia, Zelensky ka thënë gjatë fjalimit të tij të enjten se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për vdekjet atje, dhe në qytete të tjera ku ishin gjetur një numër i madh trupash.

Një ushtar ecën mes varreve të gjetura në pyll. Foto Reuters

“Bucha , Mariupol dhe tani, për fat të keq, Izium… Rusia e lë vdekjen kudo. Dhe duhet të jetë përgjegjës për të. Bota duhet ta mbajë Rusinë për përgjegjësi reale për këtë luftë. Ne do të bëjmë gjithçka për këtë”, është shprehur ai.

Serhii Bolvinov, kryehetuesi i policisë për rajonin e Kharkiv, ka thënë më herët për Sky News të Britanisë se mund të ketë vende të tjera varrimi masiv në zonën e Kharkiv.

Duke folur konkretisht për 440 varret, Bolvinov ka thënë se zhvarrosjet e deritanishme treguan se viktimat vdiqën për shkaqe të ndryshme, raporton CNN.

“Ne e dimë se disa janë vrarë (të vrarë), disa kanë vdekur për shkak të zjarrit të artilerisë, të ashtuquajturat trauma nga shpërthimi i minave. Disa vdiqën për shkak të sulmeve ajrore. Gjithashtu kemi informacione se shumë trupa ende nuk janë identifikuar. Kështu që arsyet e vdekjes do të përcaktohen gjatë hetimeve”, ka thënë Bolvinov.

Disa varre ishin të shënuara me një emër, por shumica kishin vetëm numra. Foto BBC

Ukraina ishte e vendosur t’i tregonte botës këtë pamje shqetësuese. Kolona gazetarësh ndërkombëtarë u sollën për të parë.

Vendvarrimi, ishte pranë një varreze ekzistuese, ku përmbante varre rresht pas rreshti, me shkrime në kryqe druri të papërpunuar.

Emrat ishin shkruar në disa, por shumica ishin shënuar vetëm me një numër. Varrosjet këtu u kryen nën urdhrat e rusëve kur ata ishin në kontroll.

Moska po përdorte Iziumin si një pikë nisjeje për sulmet në jug në rajonin e Donetsk dhe Kupyansk, rreth 48 kilometra (30 milje) në veri të Izium, dhe si një qendër hekurudhore për të rifurnizuar forcat e saj.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika