Ushtria amerikane dhe kanadeze rrëzuan një objekt të ri të paidentifikuar

Ushtria amerikane dhe kanadeze kanë rrëzuar një objekt të ri të paidentifikuar. Ky është objekti i tretë që rrëzohet mbi Amerikën e Veriut në javën e fundit

Kanadaja tha se një aeroplan ushtarak amerikan F-22, i parë këtu në një fotografi arkivore, e rrëzoi objektin. Foto: BBC

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka konfirmuar se është rrëzuar dhe një objekt tjetër i paidentifikuar mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut nga ushtria amerikane dhe kanadeze.

Kryeministri kanadez ka thënë se objekti i fundit “shkel hapësirën ajrore kanadeze” dhe u rrëzua mbi Yukon në veriperëndim të Kanadasë.

Të dy avionët kanadezë dhe amerikanë u përpoqën për të gjurmuar objektin, për të cilin, Trudeau thotë se ishte nxjerrë nga një avion luftarak amerikan F-22.

Ky është objekti i tretë që rrëzohet mbi Amerikën e Veriut në javën e fundit.

Ushtria amerikane shkatërroi një tullumbace kineze fundjavën e kaluar, kurse, të premten, një objekt i paspecifikuar në madhësinë e një makine të vogël u rrëzua në Alaskë.

Trudeau ka konfirmuar të shtunën se ai dha urdhrin dhe kishte biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Forcat kanadeze tani do të rimarrin dhe analizojnë rrënojat e objektit”, ka shkruar ai në Twitter.

Objekti i fundit i paspecifikuar po fluturonte mbi Jukon qendrore në rreth 12 mijë metra dhe u kap rreth orës 15:41 me orën lokale të së shtunës, u tha gazetarëve ministrja e Mbrojtjes, Anita Anand.

Ajo e përshkroi atë si “të vogël” dhe “cilindrike”, por se përpjekjet për rikuperim janë ende duke u kryer për të zbuluar më shumë detaje. BBC

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika