Varhelyi: Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve – çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në BE

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësinë në Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në BE

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë pranë Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë pranë Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, e ka nisur vizitën e tij në Tiranë, me takimin e anëtarëve nga institucionet e vettingut.

Në një postim në Twitter, Varhelyi ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së për reformën në drejtësi.

“E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet e vettingut sot në Tiranë. Rikonfirmova mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet”, ka shkruar ai.

Pas kësaj vizite, funksionari i lartë i BE-së iu drejtua edhe Qytetit Studenti, ku promovoi nismën më të fundit të bashkësisë evropiane, për të rikonstruktuar godinat e konvikteve.

Image

“Një shembull i përsosur se si përmes Partneritetit Evropian të Inovacionit (EIP), mund të bëjmë një ndryshim. 19 konvikte studentore me efikasitet energjetik do të renovohen nga BE. Studentët shqiptarë do të gëzojnë kushte më të mira jetese. Duke i uruar suksese në studimet e tyre!”, ka thënë Varhelyi në Twitter.

Vizita e tij në Tiranë vjen pas një sërë takimesh që ai ka zhvilluar në Ballkanin Perëndimor.

Ai pritet të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pas takimit, rreth orës 14:30, pritet edhe një konferencë e përbashkët.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika