Vërshimet në Skenderaj, Musliu: Gjendja është e jashtëzakonshme, alarmante, dëmet janë të mëdha

“Gjendja është e jashtëzakonshme, alarmante, dëmet janë të mëdha. Fatmirësisht nuk kemi humbje në njerëz”, kështu ka shkruar, deputetja, Ganimete Musilu, nga Komuna e Skenderajt për shkak të reshjeve të mëdha të shiut

Ekipet e shpëtimit në Skenderaj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se gjendja në Komunë e Skenderajt për shkak të vërshimeve të shiut është e jashtëzakonshme, alamanate, dëmet janë të mëdha.

Ajo shtoi se fatmirësisht nuk kemi humbje në njerëz.

“Pas seancës plenare bashkë me kolegun  Mergim Lushtaku dolem në teren për të parë nga afër gjendjen e shkaktuar nga vërshimet në Skenderaj.  Gjëndja është e jashtëzakonshme, alarmante, dëmet janë të mëdha. Fatmirësisht nuk kemi humbje në njerez”, ka shkaru Musliu në Facebook.

Ajo bëri të ditur se ekipet e shpëtimi, zjarrëfikësit, punëtorit e KEDS-it, kryetari I kësaj koune, Fadil Nura e të shumë qyteartë jan duke u mudnuar që të mnbajën situatën ënn kontorll.

“Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, punëtoret e KEDS-it,  e tërë administrata komunale në krye me Kryetarin Fadil Nura, FSK-ja, qytetarë të shumtë aktivist,  të gjithë bashkë, po bëjnë të pamundurën që ta mbajnë situatën nën kontrollë. Lutem qe kjo gjendje të kaloj sa më shpejtë! Bashkë do ta kalojmë çdo sfidë!”, ka shtuar ajo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se për shkak të vërshimeve në shumë rajone të Kosovës është turbulluar uji në rezervarët e akumulimit të ujit pijshëm.

“Aktualisht, si rezultat i reshjeve të shtuara ditëve të fundit, prurjeve të mëdha nga zonat fushore dhe shkarkim i i ujërave drenuese, në shumicën e resurse ujore si pasojë është vërejtur ngritje e vlerave të turbullirës”, ka njoftuar IKSHP-ja.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika