Pas vërshimeve në shumë pjesë të vendit, Qeveria: Kemi ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues

Pamje nga evakuimi i qytetarëve në Skenderaj Foto: Dorentina Bylykbashi nga RTV Dukagjini

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se aps reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshimeve në shumë pjesë të vendin kanë ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues, me qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka njoftuar të gjithë akterët dhe ka përcjellur njoftimin për ngritje të nivelit të gatishmërisë dhe bashkë po e monitorojnë gjendjen.

Qeveria bëri të ditur se autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.

“Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca,  është në gatishmëri të plotë të reagojë, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave. Forca e Sigurisë së Kosovës, është në dispozicion me të gjitha kapacitetet, që të realizojë detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, thuhet në njoftim.

Më tutjer tuhet se sipas informacioneve nga tereni janë mobilizuar të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, në mënyrë që të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale, si dhe autoudhët të jenë të qarkullueshme për automjete

“Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, gjatë tërë kohës po punojnë dhe po intervenojnë për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve”.

Meqenëse, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar përkeqësim të motit edhe gjatë ditës së nesërme, Qeveria ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes  me lëvizjet e tyre, të shmangin kalimet në rrugët më prezencë uji.

“Qytetarët mund ta bëjnë informimin në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik (të integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cilido vend në Republikën e Kosovës)”.

“Gjithashtu mund të thirrin edhe në këta numra:

Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit, në numrin e telefonit 193,

Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192,

Ndihmën e shpejtë , në numër të telefonit 194”.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika