Veteranët e luftës paralajmërojnë protesta

Veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protestë nëse pensionet e tyre nuk rriten bashkë me pagën minimale të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës

Uniforma dhe flamuri i UÇK-së

Veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë paralajmëruar protesta nëse Kuvendi i Kosovës, i ndryshon ligjet që do t’i linte ata pa rritje të pensioneve sikurse që është rritur paga minimale.

Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, të mërkurën mbrëma u ka bërë thirrje deputetëve të kuvendit që të mos i votojnë ndryshimet e ligjit që do t’i linte pensionet e veteranëve kështu siç janë.

Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së

“Kjo qeveri mashtruese, duhet ta ketë parasysh se me këtë po bën edhe shkelje kushtetuese. Prandaj, deputetë të nderuar, ju bëj thirrje që mos t’iu përdorë, Albin Kurti, si mashë e kundër vlerave të lirisë, dhe ta keni parasysh se kjo gjë do të kundërshtohet me protesta nga ana jonë”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Në seancën e së enjtes të kuvendit, në rend dite do të jetë shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që caktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte deklaruar se disa kategori nuk do të përfshihen në ligjet që do të miratohen për rritjen e pagës minimale nga 170 në 250 euro neto.

Sipas tij, kategoritë e veteranëve të Luftës së UÇK-së, ai për Personat e Verbër, për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë dhe ai për Tatimin në të ardhurat personale nuk do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika