Viola von Cramon, Brnabiqit: Marrëveshjet e Brukselit nuk ndikojnë në rrugën e Kosovës për KiE

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka kujtuar zyrtares serbe se Marrëveshjet e Brukselit nuk lidhen me proceset integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Eurodeputetja Viola von Cramon ka replikuar në platformën “X”, me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Anna Brnabiq.

Ajo i ka kujtuar zyrtares serbe se Marrëveshjet e Brukselit nuk lidhen me proceset integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Sigurisht që nuk jam kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (përkundrazi, jam pro), por Marrëveshjet e Brukselit nuk janë të lidhura me anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në KiE. Nëse keni një mendim tjetër, kjo varet nga ju. Nëse dëshironi të largoheni nga Këshilli i Evropës varet gjithashtu nga ju, por thjesht nuk mendoj se është serioze”, ka replikuar Von Cramon ndaj Brnabiqit.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Brnabiq reagoi në deklaratën e raportueses së PE për Kosovë, Viola von Cramon, se “Serbia bën blof se do të largohet nga KE nëse Kosova anëtarësohet në atë organizatë”, duke thënë se “Serbia nuk bën blof dhe nuk duhet të jetë pjesë e hipokrizisë nëse Kosova pranohet në KE”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.

Brnabiq nënvizoi se Von Cramon hapur ka gënjyer për themelimin e Asociacionit të Komunave, që është shtylla e marrëveshjes së Brukselit.

“Përfundimisht – çka flet kundër anëtarësimit të Kosovës në KE? Lehtë, ajo që është më e rëndësishme – fakti se në përputhje me drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 të OKB Kosova është krahinë autonome e Serbisë dhe jo shtet evropian”, ka thënë Brnabiq.

Kreu i Kuvendit të Serbisë ka shtuar se përkundër faktit se partnerë evropianë të Serbisë hapur disa herë kanë thënë se themelimi i asociacionit është parakusht për diskutim të qasjes së Kosovës në këtë apo organizatat të tjera.

“A kanë gënjyer partnerët tanë dhe tjerët” la shtruar pyetjen ajo.

Më herët, edhe presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar se ka mundësi që Serbia të largohet nga KE dhe anëtarësimi i Kosovës de facto është nxjerrje e Serbisë./Telegrafi/

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika