Von der Leyen nesër takohet për drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të organizojë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar agjendat e reformave, që janë parakusht për t’i nisur pagesat e para nga Plani i Rritjes.

Për këto agjenda pëlqimin duhet ta japin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe komiteti i instrumenteve të paraanëtarësimit. Akoma po synohet që pagesat të nisin gjatë vjeshtës, por në Komisionin Evropian nuk ka datë të qartë kur shtetet në fjalë mund të përfitojnë nga këstet e para.

“Nëse kemi opinion pozitiv, atëherë sigurisht që Komisioni do të vazhdojë më pas miratimin zyrtar të agjendave të reformës. Dhe ne do të lidhnim gjithashtu marrëveshje lehtësirash dhe kredie me secilin nga përfituesit, padyshim përpara se të nisin pagesat e para. Sa i përket kohës, ne padyshim do të donim që kjo të ndodhë sa më shpejt që është e mundur, por ne nuk mund të jemi më konkretë në këtë fazë”, tha Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së.

Në këtë drekë pune, shtetet e rajonit do të përfaqësohen nga kryeministrat, pos Serbisë e cila do të përfaqësohet nga presidenti.

Plani i rritjes është pakoja më ambicioze për rajonin në shumë prej 6 miliardë eurosh me qëllim të dyfishimit të ekonomive në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Kosova ishte shteti i parë që dorëzoi agjendën e reformave në Bruksel.

Sipas një përllogaritje jozyrtare, vendi mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, të ndara në formë të parave pa kthim dhe kredive të volitshme.

Llogaritja për shumën financiare që do ta marrë secili shtet, bazohet në Bruto Prodhimin Vendor dhe numrin e banorëve./EO

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika