Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, problematike ajo me Danimarkën

Një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare ia dolën të miratohen të enjtën, pasi që AAK u pajtua që t’i mundësojë pushtetit kalimin e tyre. Megjithatë, jo të gjitha marrëveshjet morën votat e nevojshme, e disa u shtynë për seancat e ardhshme. Mes tyre, njëra që është komentuar shumë, ka gjasë të dështojë në tërësi

Foto ilustrim

Akuza e kundër akuza u bënë për marrëveshjet ndërkombëtare, që kishin muaj që po prisnin për të marrë votat e nevojshme në Kuvend.

Por seanca e së enjtes, solli paqen mes pushtetit dhe një pjesë të opozitës, duke i kalur disa prej tyre.

Marrëveshja e parë e cila është miratuar është ajo e “Rehabilitimit të linjës hekurudhore 10B”.

Pas saj kuvendi ka miratuar po ashtu Marrëveshjen e kredisë dhe projektit për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit.

Po ashtu është miratuar edhe Marrëveshja e kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”.

Votën e deputetëve e ka marrë edhe marrëveshja për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë.

Kuvendi ka votuar edhe Marrëveshjen për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve.

Por në votim nuk u hodh fare Traktati ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, pas polemikave të shumta mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetëve, kryesisht nga Lidhja Demokratike të Kosovës.

Se kjo marrëveshje është problematike në përmbajtje dhe diskutimet po stërzgjeten me të drejtë e thotë Arber Thaci nga KDI.

Sipas tij gati e vetmja gjë pozitive prej saj, është kostoja që Kosova përfition.

Përveç traktatit me Danimarkën, edhe 3 marrëveshje ndërkombëtare nuk janë hedhur në votim, pasi në pjesën e dytë të seancës nuk pati kourum.

Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, u zhbllokua pasi përfundimisht votën për to e dhanë edhe deputetët e AAK-së, duke i lënë grupin parlamentar të PDK-së të vetmit që vazhdojnë kundërshtimin e votimit të tyre dhe nismave të pushtetit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika