Vrasja e 21-vjeçares në QPS-në e Ferizajt, kritikohet neglizhenca e institucioneve shtetërore

Pasditen e së premtes, një 21-vjeçare është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj në QPS-në e Ferizajt duke lënë të plagosur edhe vëllain e të ndjerës. Sipas ish-drejtorit të QPS-së në Prishtinë, qendra të këtij lloji janë përherë të pambrojtura e kjo si shkak i natyrës së çështjeve që trajtojnë

Është hera e dytë që dështon siguria e grave në institucionet shtetërore e përfundon tragjikisht.

Pasditen e së premten, një 21-vjeçare është vrarë me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj në Qendrën për Punë Sociale të Ferizajt, i cili të plagosur ka lënë edhe vëllain e saj.

E sipas ish-drejtorit të QPS-së në Prishtinë, këto qendra janë vazhdimisht të pambrojtura.

“Qendra për punë sociale është vendi më i mirë për të ndodhur këto raste, pikërisht sepse ato i vuajnë vendimet e gjykatave, vendime që nuk janë të konkretizuara saktë, që lejohen të nënkuptohen ndryshe nga vet palët e avokatët e tyre. Bashkëshortët nuk pajtohen me faktin se fëmijët e tyre nuk është në besim, nuk e kanë mundësinë ta shohin sepse në shumicën e rasteve këto takime lihen një here në javë në QPS dhe gjithë ai mllef është një mundësi e mire të shfaqet pikërisht brenda institucionit që është i pambrojtur, i pavlerësuar e që përballet me rreziqe të ndryshme”, ka deklaruar Vehbi Mujku, ish-drejtor i QPS-së në Prishtinë.

E aktivistja Neri Ferizi vlerëson se Kosova po tregon se nuk është vend i sigurt për gratë.

“Dështimi është te krejt sistemi në të cilin po jetojmë se spo flasim më për hapësirat private por për ato publike e jemi tu fol për institucione. Është rasti i dytë në dy vite, që vritet një gru në oborrin, niher në oborrin e spitalit tash vritet në QPS, jemi duke fol në insitucione shtetërore, gratë nuk janë të sigurta. Parashihet që në vende si QPS edhe të ketë siguri”, ka deklaruar aktivistja, Neri Ferizi.

Ferizi ka përsëritur thirrjen e saj që shteti ta trajtojë femicidin si urgjencë kombëtare ashtu që veprime të tilla të parandalohen.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar duke thënë se krimi duhet të marr dënim maksimal.

“Jemi në komunikim me institucionet përgjegjëse që të kuptojmë të gjitha rrethanat dhe të ndërmarrim veprimet sipas kompetencës”, ka shkruar Haxhiu.

Ky është rasti i dytë kur një grua vritet në institucione publike. I pari ishte në nëntorin e vitit 2022 kur Hamide Magashi, shtatzënë, u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po nga ish-burri i saj.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika