Vrasja e trefishtë në Gllogjan, gjykimi pritet të nisë sot në Pejë

Kreshnik, Halil e Kastriot Mehmetaj priten të dalin sot para gjykatës, për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, që ndodhi në nëntor të vitit 2021

Kreshnik, Halil e Kastriot Mehmetaj priten të dalin sot para gjykatës, për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, që ndodhi në nëntor të vitit 2021.

Në këtë seancë pritet të shfaqen prova materiale e personale nga prokuroria lidhur me rastin. Tre persona kishin mbetur të vrarë në sulmin me armë zjarri ndaj një autobusi, i cili po kthehej pasi kishte bartur nxënësit nga shkolla.

Viktima ishin 2 nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., dhe shoferi i autobusit G.Gj. Gjatë seancës së kaluar ndaj kryefamiljarit Mehmetaj dhe dy djemve të tij, pati rrëfime në detaje nga të akuzuarit dhe familjarë të viktimave.

Sipas Prokurorisë, vrasja ka ndodhur “për motive hakmarrëse pa çarë kokën për pasojat” të familjes Mehmetaj ndaj tani të ndjerit G.Gj., duke e ndërlidhur vetëvrasjen e motrës së të akuzuarve Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj, H.M., me tani të ndjerin G.Gj.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj kishin planifikuar vrasjen dhe kishin ndarë detyrat, për mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes, kurse babai tyre i kishte shtyrë në këto veprime.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka pranuar fajësinë për akuzat që u vihen në barrë nga Prokuroria. Halil Mehmetajt nuk i ishte aprovuar pranimi i fajësisë për armëmbajtje pa leje nga trupi gjykues i përbërë nga Violeta Husaj – Rugova, Shaqë Curri dhe Leon Përlaska.

Këtë ndërlidhje me vetëvrasjen e H.M. si motiv të vrasjes që po gjykohet në këtë rast, mbrojtja e të akuzuarve e cilësoi si hetim të gabuar e veprime të ngutshme, duke u bazuar, sipas tyre, në spekulime dhe thashetheme të fshatit, të cilat e kanë orientuar gabimisht Prokurorinë në ndriçimin e rastit.

Për vetëvrasjen e motrës së tij, i akuzuari Kastriot Mehmetaj, në seancën e 30 nëntorit të këtij viti, kishte thënë se ajo kishte lënë një letër, në të cilën nuk kishte fajësuar askënd.

“Për atë rast (vetëvrasjen) ia kemi lënë drejtësisë, ka dalë që ka qenë depresion momental. Nuk e kemi akuzu askënd, jemi duke u mbajtë padrejtësisht” – ishte shprehur i akuzuari para Gjykatës. Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka thënë se do të ftohen si dëshmitarë persona nga shoqëria e vajzës së vetëvrarë H.M. dhe kolegë të të ndjerit G.Gj., e do të shpalosen shumë prova të tjera.

Ajo kishte thënë se do të vërtetohet gjatë këtij gjykimi për motivet e vrasjes përmes këtyre dëshmive të dëshmitarëve e përmes provave materiale, ku përfshihen skica, kamera të sigurisë e përgjime të bisedave në mes të të akuzuarve.

Sipas Gashit, municionet që ishin gjetur te familja Mehmetaj kishin përkuar me karakteristikat dhe prejardhjen e armës së gëzhojave, që ishin gjetur në vendin e ngjarjes./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika