Vrasje e rëndë në tentativë në Drenas, nuk raportohet për të lënduar

Një mosmarrëveshje në Drenas, mes katër personave, ka ndodhur mbrëmë në orën 18:07. Njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri, ndërsa lidhur me rastin, nuk raportohet për të lënduar

Nga një mosmarrëveshje mes katër personave në Drenas, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike.

Më tej thuhet se nuk raportohet për të lënduar dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Drenas 26.03.2024-18:07. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje mes katër personave meshkuj kosovarë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika