VRASJE E RËNDË: Viktima dyshohet se është një 23-vjeçar

Një person 23-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë të shtënave me armë zjarri në Volljak të Klinës

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në rrugën Klinë-Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

Viktima dyshohet te jetë një 23-vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar për RTV Dukagjini, Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Volljakë të Klinës, më saktësisht në parkingun e Restaurantit “Villa Park”, rreth orës 20:30″, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, nga të shtënat me armë zjarri një person 23-vjeçar ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër është plagosur.

Gjithashtu, bëhet e ditur se për këtë rast janë arrestuar disa persona.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika