Vrau kunatin pasi ia dhunoi vajzën, lirohet nga burgu 50-vjeçari shqiptar në Greqi, dërgohet në arrest shtëpiak

Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar, autor i dyshuar i vrasjes së kunatit të tij në Volos, pasi dyshohet që i ka përdhunuar të bijën, është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata greke

Fotografi ilustruese

50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën 18-vjeçare për 9 vjet me radhë, është liruar nga burgu dhe është lënë në “arrest shtëpie”.

Lajmi është bërë i ditur nga mediet greke.

Nga raportimet e medieve greke thuhet se 50-vjeçari është lënë përkohësisht në “arrest shtëpie”, në shtëpinë e vajzës së tij, derisa këshilli gjyqësor të vendosë për të pas pesë ditësh.

50-vjeçari akuzohet për “vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”, “përdorim të armës” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Vajzat e tij u përlotën sapo u shpall vendimi

Vajzat e 50-vjeçarit shpërthyen në lot kënaqësie dhe gëzimi pas vendimit për ta liruar me kushtin e vetëm kufizues, qëndrimin në shtëpi. Burri dhe avokatët e tij dolën para prokurorit përreth dy orë.

Alexis Kougias, njëri nga dy avokatët e të pandehurit, në deklaratat e tij më herët dhe para se babai i 18-vjeçares të lirohej, kishte deklaruar se 50-vjeçari nuk është kriminel dhe duke e karakterizuar çështjen si “e vështirë”, pasi “duhet të evidentohen rrethanat reale të krimit, por edhe rrethanat që i kanë paraprirë si dhe personaliteti i autorit”.

Kujtojmë se kunati 33-vjeçar që mbeti i vdekur pas sulmit me armë të 50-vjeçarit, përveçse e kishte përdhunuar 18-vjeçaren, e shantazhonte vazhdimisht me videot intime, në mënyrë që të përfitonte para nga ajo.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika